“Kërkoi falje portierit”, sulmuesi i Kukësit ironizon Bekajn e Tiranës pas golit të Limajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 15:04

“Kërkoi falje portierit”, sulmuesi i Kukësit ironizon Bekajn e Tiranës pas golit të Limajt

Kukësi mposhti Tiranën ditën e djeshme me rezultatin 2-0, ku shënuan Agim Ibraimi me penallti dhe Vesel Limaj në fundin e ndeshjes.

bekaj limaj

Duket se te skuadra verilindore është rikthyer harmonia, teksa diçka e tillë shihet edhe te postimet e lojtarëve në rrjetet sociale. Së fundmi ka qenë sulmuesi Goldberg Kuper, i cili në profilin e tij ka postuar golin e shënuar nga Limaj në fundin e ndeshjes.

“Kërkoi falje portierit vëlla, pas këtij goli”, shkruan Kuper, duke ironizuar me portierin e Tiranës, për mënyrën se si e ka mposhtur mesfushori i Kukësit.

148671660_440824513699229_9186265150585430083_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"