Kërkohet nga Barcelona dhe Reali, agjenti i Shkrinjar zbulon të ardhmen e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 11:03

Kërkohet nga Barcelona dhe Reali, agjenti i Shkrinjar zbulon të ardhmen e lojtarit

Nuk është Barcelona skuadra e ardhshme e Milan Shkrinjarit, por me shumë mundësi do të jetë Reali i Madridit. Lajmin e bën të ditur Mitat Halis, një nga përfaqësuesit e kompanisë që menaxhon mbrojtësin e Interit. 

milan shkrinjar

Ai thotë se madrilenët po bisedojnë prej disa kohësh. “Shkrinjar vlen 100 milionë euro. Reali dhe Barcelona janë në garë, por për momentin madrilenët janë më pranë për të arritur një marrëveshje me Interin. E shoh realisht një kalim të tij në Madrid, sepse bisedimet po vazhdojnë prej dy vitesh mes të dyja skuadrave. Barcelona nuk është e interesuar më shumë sesa Reali që e do si zëvendësues të Serxho Ramosit”, thotë Halis.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"