Kërkohet fitorja ndaj Skënderbeut, Shkëmbi përgatit ndryshime në formacionin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 22:05

Kërkohet fitorja ndaj Skënderbeut, Shkëmbi përgatit ndryshime në formacionin e Teutës

Teuta do të luajë nesër kundër Skënderbeut dhe “djemtë e detit” duket se e kanë lënë pas tmerrin e përjetuar nga tërmeti i 26 nëntorit. 

teuta

Për këtë takim, trajneri Bledi Shkëmbi e ka grupin thuajse të plotë, me përjashtim të Kallakut dhe Khalid. 21-vjeçari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, ndërsa sulmuesi afrikan vuan dëmtimi në gju që prej kohësh e ka lënë jashtë fushave të blerta. Nisur nga rezultatet e javëve të fundit, Teutës i duhet fitorja për të ruajtur pozitat e larta në klasifikimit.

Në klub ekziston besimi që ekipi do të rikthehet, gjë të cilën durrsakët e kanë treguar edhe në të shkuarën. Ndaj korçarëve duhet një fitore me zemër, pasi skuadra duhet të reagoj pas pesë rezultateve jo të mira në javët e fundit. Skuadra ka punuar më së shumti në lojë, teksa trajneri Shkëmbi e ka ndarë grupin në dy pjesë. Si zakonisht, ra në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit se janë të duhurit për 11-shen e parë.

Përballë Teutës nesër do të jetë Skënderbeu, por trajneri Shkëmbi dhe të besuarit e tij, kanë besim te marrja e trepikëshit. Stafi teknik, dje, ka zgjedhur edhe një herë të punojë taktikisht me ekipin, duke e vendosur në fushë në kushte loje, por duke i ushtruar më shumë presion në qarkullimin e topit në distanca të ngushta dhe situatave të kundërsulmit. Bledi Shkëmbi konfirmon ndryshimet në formacionin anti-Skënderbeu, edhe pse trajneri është munduar ta fshehë skuadrën që do të luajë nesër, duke përzierë lojtarë.

Me mungesat e Kallakut dhe Khalid, do të ketë disa ndryshime në skuadër. Ndryshimi i parë vjen në mbrojtje ku Rustem Hixha rikthehet titullar pas shlyerjes së pezullimit nga kartonët në Shkodër. Mesfusha dhe sulmi pritet të kenë ndryshime rrënjësore, me Avdylin dhe Aleksin që kthehen të luajnë nga minuta e parë së bashku. Vecaj janë Kalaja në krahë, ndërsa Emiljano Vila dhe Çyrbja janë alternativat deri sekondën e fundit para Skënderbeut. Në sulm është e sigurt që luan Nikaç.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"