Kepi qëndron në Pukë: Të rinovojnë edhe të tjerët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 29, 2014 | 9:10

Kepi qëndron në Pukë: Të rinovojnë edhe të tjerët

KepiMbrojtësi i Tërbunit, Bruno Kepi, ka vendosur të qëndrojë sërish te pukjanët edhe për sezonin e ardhshëm. Lojtari u provua për një javë në një ekip në Mal të Zi, por nuk pranoi të qëndronte në atë kampionat. Tashmë, ai është rikthyer dhe po zhvillon stërvitje individuale në Shkodër. “Kam vendosur të jem pjesë e Tërbunit edhe për sezonin e ardhshëm sepse jam ndier si në shtëpinë time. U bëj thirrje të gjithë lojtarëve dhe shokëve të mi që kemi qenë pjesë e Tërbunit sezonin e kaluar, t’i bashkohen sërish këtij ekipi dhe të formojmë një skuadër të fortë. Do të isha shumë i kënaqur nëse do të formojmë një ekip me lojtarë cilësorë dhe të luftojmë për t’u ngjitur në Superiore. Gjithashtu, u bëj thirrje të gjithë tifozëve që të na mbështesin maksimalisht”, – shprehet Kepi në prononcimin e tij.
Ditmir Pema





www.minuta90.com