Kavani te Real Madridi? Serxho Ramos mund të ndikojë nëpërmjet…vëllait të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:16

Kavani te Real Madridi? Serxho Ramos mund të ndikojë nëpërmjet…vëllait të tij

Edinson Kavani ka në mendje vetëm një transferim të mundshëm te Reali i Madridit dhe po bën gjithçka që të veshë fanellën e bardhë. Sulmuesi uruguaian është pa skuadër dhe mundësitë e transferimit të tij nuk janë të shumta, duke parë që Atletiko transferoi Suarezin dhe Juventusi mori Moratën.
Transfers-Barça-ruled-out-Dzeko-and-Cavani
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që “El Matador” të shkojë te Reali. Duket e vështirë, sepse ai kërkon të bindë drejtuesit madrilenë që ta pranojnë. “Regjisori” i këtij transferimi është Rene Ramos, vëllai i kapitenit madrilen Serxho Ramos.

Ai është bërë agjenti i Kavanit dhe ndërmjetësi për t’i siguruar sulmuesit një destinacion të mirë. Sigurisht që edhe Serxho mund të ndikojë, por ai është i kujdesshëm për të mos prishur ekuilibrat me lojtarët e tjerë në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"