Katër të parat luajnë në shtëpi, mësoni ndeshjet e sotme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 8:50

Katër të parat luajnë në shtëpi, mësoni ndeshjet e sotme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë

Java e 25-të e Kategorisë së Parë do të dhurojë sot sfida shumë interesante, me katër skuadrat e vendeve të para që luajnë si pritëse ndeshjet përkatëse, duke luftuar në distancë me njëra-tjetrën për të përmirësuar pozitat që kanë.

kategoria-e-pare-1

Në sfidat që nisin në orën 14:00, Elbasani pret Burrelin në shtëpi ndërsa Bylisi që e ndjek, pret ekipin e Besës po në fushën e vet. Dy ekipet rivalizojnë për kreun dhe çdo hap i gabuar mund të jetë vendimtar sa i përket kësaj gare, pasi duket se kanë një avantazh mëse të ndjeshëm që u garanton ngjitjen në Superiore.

Pas krahëve të tyre luhet për vendin e tretë që të ndihmon në play-off dhe aty ka garë direkte mes Flamurtarit dhe Vorës, të cilat presin sot përkatësisht Lushnjën dhe Kastriotin, Ndeshja tjetër e ditës së sotme është vendimtare për fundin  tabelës, pasi përballen dy skuadra që rrezikojnë rënien, Tomori dhe Luzi.

SOT

BYLIS-BESA 14:00

ELBASANI-BURRELI 14:00

VORA-KASTRIOTI 14:00

FLAMURTARI-LUSHNJA 14:00

TOMORI-LUZI 2008 14:00

TË DIELËN

APOLONIA-KORABI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"