Katër futbollstë shqiptarë, në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 15:18

Katër futbollstë shqiptarë, në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Duket se ka qenë java e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin kroat.

sahiti

Gjatë ndeshjeve të fundit, katër shqiptarë kanë shkëlqyer me klubet e tyre, aq sa janë përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës që lamë pas, duke marrë një vëmendje të madhe. Mbrojtësi Jorgo Pëllumbi, i cili luan për Varazdin. Lindon Selahi, mesfushori kuqezi i Rijekës i cili ishte pjesë edhe e listës së Silvinjos në muajin mars. Gjithashtu, mes më të mirëve të javës janë edhe Emir Sahiti që luan për Hajduk Splitin dhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Dinamo Zagrebit, si edhe Arbër Hoxha që luan me Slaven Belupon.

kater ne kroaci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"