Kategoria Superiore në modë, 2 klube kosovare në gjurmët e ish-sulmuesit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2019 | 18:22

Kategoria Superiore në modë, 2 klube kosovare në gjurmët e ish-sulmuesit të Skënderbeut

Sebino Plaku prej kohës që u dënua Kamza është në kërkim të një aventurë të re. Mesa duket e ardhmja e tij pritet të jetë në Kosovë.

Sebino Plaku

Siç raporton “GazetaOlle” për sulmuesin 34-vjeçar kanë shfaqur interes Llapi dhe Ballkani në Superligën kosovare. Sipas po të njëjtit burim, të dyja ekipet kanë kontaktuar me lojtarin në fjalë.

Sebino Plaku

Sebino Plaku luajti së fundmi me Kamzën, dhe prej 3 muajsh ka qëndruar pushim, për shkak të përjashtimit të klubit nga periferia e kryeqytetit. Në të kaluarën Plaku është aktivizuar me Partizanin, Skënderbeun, Flamurtarin, Tiranën, Dinamon dhe Apoloninë, në futbollin shqiptar, si dhe me Slaskun e Ham Kamin jashtë Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"