KATEGORIA E PARË/ Luzi bën surprizën me Bylisin, Elbasani rrëmben vendin e parë me goleadë. Mësoni rezultatet e javës së 24-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 23:57

KATEGORIA E PARË/ Luzi bën surprizën me Bylisin, Elbasani rrëmben vendin e parë me goleadë. Mësoni rezultatet e javës së 24-t

Ndeshjet e javës së 24-t kanë dekretuar skuadrën e Elbasanit si kryesuesen e re të kampionatit të Kategorisë së Parë.

kategoria-e-pare-1

Verdheblutë kanë fituar me goleadë 5-0 në transfertën ndaj Besës që zhytet gjithnjë e më shumë në krizë të thellë, teksa kanë përfituar nga hapi iu gabuar i Bylisit. Ballshiotët u mundën në mënyrë të papritur 3-1 nga Luzi i cili lufton për mbijetesë dhe tanimë e shohin veten në vendin e dytë në renditje.

Ndërkohë, në grupin e skuadrave që luftojnë për play-off, fitoret e Flamurtarit dhe Korabit, u kanë mundësuar këtyre skuadrave që të arrijnë në renditje përkatësisht Vorën dhe Apoloninë, duke bërë edhe më të ndezur luftën për pozicionet e rëndësishme në pjesën e sipërme të tabelës.

REZULTATET :

KORABI-TOMORI 2-1
Lila 49′, Shehu 90’+2′ / Oshafi 23′

LUSHNJA-APOLONIA 1-1
Ndubuisi (ag) 72′ / Trifoni 55′

KASTRIOTI-FLAMURTARI 0-2
Vucaj 46′, De Oliveira 90’+1′

BURRELI-VORA 2-1
Dulaj 7′, Dikson 45′ / Raboshta 33′

Goli i Dikson (VIDEO)

Goli i Raboshtës (VIDEO)

Goli i Dulajt (VIDEO)

BESA-ELBASANI 0-5
Hoxhaj 4′, Greca 23′, 36′, Hasani 54′, De Melo 70′

LUZI 2008-BYLIS 3-1
Macolli (A.G) 19′, Veriu 22′, Treni 53′ / Ruçi 26′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"