Kategoria e Parë, Grupi B/ Fitojnë Tirana, Bylis dhe Apolonia. Kryeqytetasit ruajnë kryesimin me pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 16:37

Kategoria e Parë, Grupi B/ Fitojnë Tirana, Bylis dhe Apolonia. Kryeqytetasit ruajnë kryesimin me pikë të plota

Janë luajtur të gjitha sfidat e grupit B, të vlefshme për Kategorinë e Parë. Në javën e katërt, Tirana arriti një fitore të thellë ndaj Shkumbinit, në shifrat 0-6, dhe qëndron e vetme në krye të renditjes.

bylis

Edhe Bylisi fitoi në shtëpi ndaj Ilirisë, dhe ndjek nga pas Tiranën. Tomori fitoi në transfertën përballë Turbinës, me shifrat 0-2. Apolonia vazhdon formën e mirë, me fitoren jashtë 0-2 ndaj Naftëtarit që nuk ka provuar ende shijen e pikëve këtë sezon. Pogradeci i Festim Fetollarit bëri detyrën në shtëpi ndaj Shënkollit duke fituar me rezultatin 1-0, pas një starti zhgënjyes në javët e para.

KATEGORIA E PARË – GRUPI B – JAVA 4

Shkumbini – Tirana 0-6
Doka 31′, Ngoo 40′, Hoxhallari 53′, Sentamu 56′, Daja 59′, Karabeci 90+1′ (11-m)

Turbina – Tomori 0-2
Sharavolli 68′, Onuh 94′

Pogradeci – Shënkolli 1-0
Çekiçi 24′

Naftëtari – Apolonia 0-2
Mihana 29′, Hysenshahaj 58′

Bylis – Iliria 2-1
Murataj 15′, Zici 23′ / Berberi 27′

Renditija

grupi b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"