Kategoria e parë/ Bylisi pëson humbjen e parë, Erzeni hedh kandidaturën për Superiore. Mësoni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 15:28


Kategoria e parë/ Bylisi pëson humbjen e parë, Erzeni hedh kandidaturën për Superiore. Mësoni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme

Java e 10-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me rezultate surprizë duke prishur disi ekuilibrat e vendosur në javët e para.

kategoria-e-pare-1

Shkumbini i ka shkaktuar Bylisin humbjen e parë për këtë sezon në kampionat duke e mundur në Peqin me rezultatin 2-0. Vendimtar për peqinasit ishin kapiteni Magani dhe braziliani Barbosa që i dhanë Shkumbinit një fitore mjaft të rëndësishme në aspektin moral. Në takimin tjetër, Erzeni ka mposhtur minimalisht 1-0 Burrelin falë golit të Raboshtës. Skuadra e Nevil Dedes zyrtarizohet si ndër pretendentët kryesorë për këtë sezon duke fituar terren ndaj Bylisit kryesues.

Besëlidhja ka mposhtur mes spektaklit 3-2 rivalët e Maliqit në sfidën e luajtur në Bilisht. Lezhjanët iu falën golave të vëllezërve Danaj që këtë sezon janë të papërmbajtshëm.

Tërbuni ka mposhtur 1-0 Besën falë golit të Hysës të shënuar në minutën e 33-të. Vora ka mposhtur pastë 3-0 Pogradecin, Apolonia ka likuiduar 2-0 Turbinën ndërsa Tomori-Butrinti dhe Lushnja-Korabi kanë përfunduar në barazim pa gola 0-0.

REZULTATET

Apolonia-Turbina 2-0

66′ Sota, 73′ Maksuti 

Shkumbini-Bylis 2-0

36′ Magani, 58′ Barbosa

Maliqi-Besëlidhja 2-3

56′ Kame, 75′ Demollari/ 39′ Ruben Danaj, 48′ , 90+2′ Redon Danaj

Tërbuni-Besa 1-0

33′ Hysa

Tomori-Butrinti 0-0

Lushnja-Korabi 0-0

Vora-Pogradeci 3-0

5′ , 71′ Mashi, 62′ Kovaçi 

Erzeni-Burreli 1-0

Raboshta 90+2′ 

PANORAMASPORT.AL