KATEGORIA E PARË/ Bylis bie në Burrel, Elbasani merr një pikë dhe shkëputet në krye. Njihuni me të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 23:59

KATEGORIA E PARË/ Bylis bie në Burrel, Elbasani merr një pikë dhe shkëputet në krye. Njihuni me të gjitha rezultatet

Kategoria e Parë është rikthyer me 5 ndeshje ditën e sotme, ku ka pasur edhe surpriza, sidomos të skuadrave kryesuese.

kruja

Burreli i ka shkaktuar humbjen e katërt sezonale Byslit, me ballshiotët që humbin edhe më shumë terren për kreun. Matjanëve u mjaftoi një gol i Ferrukut në fillimin e ndeshjes për të marrë tri pikë me shumë vlerë.

Nga humbja e Bylisit përfiton Elbasani, që merr një pikë në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Kastriotit, sfidë e luajtur në Fushë-Krujë. Verdheblutë tashmë janë 3 pikë para ballshiotëve.

Korabi dhe Flamurtari, dy skuadrat që luajnë për play-off, e kanë mbyllur në barazim sfidën në Peshkopi, me dibranët që kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën të mbanin fitoren.

Ndërsa Apolonia përmbysi 2-1 Tomorin në pjesën e dytë. Sfida tjetër mes Besës dhe Luzit përfundoi 4-1. Kavajasit shënuan nga dy gola për cdo pjesë loje.

REZULTATET

APOLONIA-TOMORI 2-1

Umeijego 74′, Omeri 90’/ Oshafi 11′

KORABI-FLAMURTARI 1-1

Marku 67’/ Dalanaj 76′

KASTRIOTI-ELBASANI 2-2

Kapllani 59′, 74’/ Edon Hasani 25′, Greca 65′ 

VIDEO GOLI I EDON HASANIT

BURRELI-BYLIS 1-0

Ferruku 43′

VIDEO GOLI I FERRUKUT

BESA-LUZI 2008 4-1

Sejni 6′, Kamohelo 29′, Ba 82′, Shurdhiqi 90’/ Itodo 87′

rend

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"