Kategoria e Dytë/ Butrinti ia del në fund, Maliqi dhe Shkumbini festojnë titullin me nga 5 gola. Ja verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 23:43

Kategoria e Dytë/ Butrinti ia del në fund, Maliqi dhe Shkumbini festojnë titullin me nga 5 gola. Ja verdiktet

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë e Dytë. Në grupin A, Shkumbini i cili kishte siguruar ngjitjen prej pak kohësh, ka triumfuar 5-2 ndaj Internacionalit.

butr

Në grupin B, një dramë e vërtetë ka qenë ndeshja mes Labërisë dhe Butrintit, ku luhej për vendin e dytë. Sarandjotët ia kanë dalë të barazojnë në fund 2-2, duke arritur kështu “Play Off”, ku shpresojnë te ngjitja një kategori më sipër.

Kampionët e këtij grupi, Maliqi e ka mbyllur kampionatin me një fitore spektakolare, teksa në stadiumin “Skënderbeu” triumfuan 4-5 ndaj Përmetit.

maliqi kampion

Për sa i përket verdikteve, në grupin B, ngjitet zyrtarisht në Kategorinë e Parë Maliqi, ndërsa Butrinti luan në “Play Off”. Ndërkohë bie një kategori më poshtë Skrapari.

Kategoria e Dytë

Grupi A

Internacionale-Shkumbini 2-5

Grori 56’/ Barbosa 12′, Lamçja 15′, 73,  Lundraxhiu 26′

Grupi B

Delvina-Tepelena 3-2

Ruçi 5′, Mehmeti 13′, 80’/ Biba 35′, Cano 50′

Përmeti-Maliqi 4-5

Merko 10′, Vrapi 60’/ Tako 8′, Kame 43′, Avdillari 51′, Meçollari 70′, 72′

Këlcyra-Gramozi 4-3

Hasa 23′, Sadikaj 26′, 27′, 30’/ Aliko 8′, Rumi 17′, Kodra 55′

Memaliaj-Skrapari 3-1

MEma 15′, Shehu 65′

Albpetroli-Naftëtari 0-4

Fejzo 45′, Kapo (autogol) 69′

Labëria-Butrinti 2-2

Dhrami 10′, Kuqi 45+2’/ Brahimi 5′, Kolonja 86′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"