KATEGORIA E DYTË/ Luftëtari është për turp, tani rrezikon të zbresë në të Tretën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 14:43

KATEGORIA E DYTË/ Luftëtari është për turp, tani rrezikon të zbresë në të Tretën

Luftëtari rrezikon të zbresë në Kategorinë e Tretë!

AF LUFTETARI

Do të ishte një tragjedi për futbollin gjirokastrit, vetëm 2 vite pasi klubi u rrëzua nga Superiorja dhe më pas u shkri për ta nisur nga e para.

Në ndeshjen ndaj Albpetrolit, skuadra e drejtuar nga dyshja Çoni-Kristidhi, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.

Bellai kaloi në avantazh bluzinjtë nga penalltia në minutën e 38-të, ndërsa në frymën e fundit, patosarakët barazuan po me anë të një 11- metërshi me Hidërshajn.

Loja u dominua nga Luftëtari, por rastet nuk u shfrytëzuan.

Nuk munguan tensioni dhe kartonët e kuq për ndërhyrje të rënda dhe kontestime ndaj arbitrit.

AF

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"