Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shpëton Gramozi, Domosdova bie në të Tretën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 19:11

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shpëton Gramozi, Domosdova bie në të Tretën

U luajtën sot 2 takimet e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Grupi B, nga ku u përcaktua skuadra që do të qëndrojë në kategori dhe ajo që do të zbresë në të tretën. Do të jetë Domosdova, që vitin tjetër do të luaj në Kategorinë e Tretë. Skuadra e Erald Karriqit, u mposht në takimin e fundit ndaj Skraparit me rezultatin 2-3. Ndërsa në sfidën tjetër, Gramozi i Ersekës, mposhti Përmetin me rezultatin 3-1, duke siguruar mbijetesën.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Gramozi-Përmeti 3-1

Rumi 24, Cenko 47’, 67’ / Caushdelo 80’ (p)

Domosdova-Skrapari 2-3

Karaj 19’, 26’ / Tafa 36’, Fejzaj 73’, Isufi 80’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"