Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini ngec në shtëpi, festival golash në Bilisht dhe Maliq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2018 | 16:18

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini ngec në shtëpi, festival golash në Bilisht dhe Maliq

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për javën e 12-të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan rezultatet surprizë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Shkumbini barazoi pa gola në shtëpi, përballë Albpetrolit, duke i dhënë mundësinë Maliqit dhe Devollit që të shkëputen. Devollinjtë nuk janë kursyer aspak, duke mposhtur Gramozin me rezultatin 8-0, ndërkohë Maliqi triumfoi ndaj Butrintit me rezultatin 5-3.

Fitore e artë edhe për Naftëtarin, që ka mposhtur Termin me rezultatin 2-1. Skuadra kuçovare, është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, duke iu afruar rivalëve për mbijetesë.

Në sfidat e tjera, Delvina dhe Këlcyra kanë bërë detyrën, duke fituar minimalisht në shtëpi, ndërkohë që Përmeti-Tepelena është mbyllur në barazim pa gola.

REZULTATET, JAVA 12:

Shkumbini-Albpetroli 0-0

Devolli-Gramozi 8-0

Golat: Kame 3’, Cane 36’ (p), Radomi 44’ (a), Rapo 50’, Kambo 61’, Nallbati 73’, Fifo 85’, Xaka 90’

Maliqi-Butrinti 5-3

Golat: Çaushllari 11’, Tako 31’, Make 34’, Treni 59’, Ametlli 65’ / Dalanaj 26’, Jaupi 46’ 68’

Këlcyra-Memaliaj 3-2

Golat: Shahini 52’, Coli 54, Mahmutaj 55’ / Mirani 57’ (p), 64’

Naftëtari-Termi 2-1

Golat: Serdari 33’, Kallmi 93’ / Pjetra 50’

Delvina-Skrapari 1-0

Golat: Rugji 30’

Përmeti-Tepelena 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"