Kategoria e Dytë, Grupi B/ Fitore me “5 yje”, Tomori bën ligjin në Maliq. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:26

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Fitore me “5 yje”, Tomori bën ligjin në Maliq. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Tomori ka arritur një rezultat fantastik në transfertë ndaj rivalëve direkt të Maliqit, duke triumfuar me rezultatin 2-5. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-1 të vendasve, ndërkohë që në të dytë, beratasit arritën të shënonin 4 gola duke përmbysur gjithçka.

mALIQI TOMORI

Me këtë fitore skuadra e Kristaq Miles i dha një shuplakë të rëndë maliqarëve, duke i nxjerrë nga gara. Në sfidat e tjera. Këlcyra fitoi me goleadë ndaj Skraparit. Memaliaj dhe Butrinti nuk falën. Ndërkohë që Gramozi-Selenica u mbyll në barazim 1-1.

Maliqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"