Kategoria e dytë, Grupi B/ Devolli ndal Shkumbinin, Maliqi dhe Albpetroli dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 17:02

Kategoria e dytë, Grupi B/ Devolli ndal Shkumbinin, Maliqi dhe Albpetroli dhurojnë spektakël

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Devolli-Shkumbini ishte kryendeshja e javës, teksa u mbyll në barazim 1-1. Ndalesa e parë për peqinasit që në 5 javët e para kishin siguruar pikë të plota.

Maliqi

Maliqi ka bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur Memaliajn me rezultatin 3-0. Skuadra juglindore ka përfituar nga hapi fals i Shkumbinit duke i barazuar këta të fundit me pikë në renditje. Fitore bindëse për Këlcyrën dhe Albpetrolin.

Te fitorja është rikthyer edhe Butrinti, teksa ka mposhtur Skraparin 1-0. Përballje dramatike ajo mes Përmetit dhe Delvinës. Vendasit kanë shënuar golin e avantazhit në minutën e 92-të.

JA TË GJITHA REZULTATE E GRUPIT B:

Devolli-Shkumbini 1-1

Shënuesit: Përe 69’ (P) / Xhyra 82’

Maliqi-Memaliaj 3-0

Shënuesit: Tarhirllari 29’, Meçollari 40’, Trëndafili 80’ (P)

Tepelena-Albpetroli 1-4

Shënues: Shehu 34’ / Çaushi 29’, Gaba (autogol) 59’, Kumanaku 74’, Kapo 90+2’

Këlcyra-Naftëtari 5-1

Shënues: Shele 4’, Sadikaj 20’, 47’, Gaba 30’, E.Batha 37’ / Marini 57’

Përmeti-Delvina 1-0

Shënues: Sanxhaku 90+2’

Butrinti-Skrapari 1-0

Shënues: Danaj 50’ (P)

Gramozi-Term 1-1

Shënuesit: Dalipi 11’ / Lleshi 55’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"