KATEGORIA E DYTË | GRUPI B/ AF Elbasani mund AF Luftëtarin, fitojnë dhe Pogradeci e Maliqi. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 19:02

KATEGORIA E DYTË | GRUPI B/ AF Elbasani mund AF Luftëtarin, fitojnë dhe Pogradeci e Maliqi. Ja të gjitha rezultatet

Grupi B i Kategorisë së dytë ka luajtur sfidat e saj të javës së parë për këtë sezon të ri. Ajo që ra në sy ishte fitorja e AF Elbasanit kundër AF Luftëtarit me rezultatin 2-0.

kategoria_dyte_cover

Tre pikët gjithashtu arriti t’i merrte dhe Pogradeci, duke mundur në shtëpi Devollin me rezultatin 2-1.

Maliqi bëri detyrën ndaj Tepelenës duke triumfuar 2-0, ndërsa Butrinti mposhti 3-0 Shkumbinin.

Delvina humbi në shtëpi përballë Labërisë me rezultatin minimal 0-1, ndërsa Albpetrol triumfoi në transfertë me Memaliajn me rezultatin 1-2.

REZULTATET:

AF ELBASANI 2-0 AF LUFTËTARI

Sejdini 66’, Lleshi 89’

POGRADECI 2-1 DEVOLLI

Shyti (P) 49’, (P) 56’ / Muçollari (P) 85’

MALIQI 2-0 TEPELENA

Xaka (P) 89’

DELVINA 0-1 LABËRIA

Kongjini 26’

BUTRINTI 3-0 SHKUMBINI

Thodhori 43’, Brahimi 46’, Shehu 90’

MEMALIAJ 1-2 ALBPETROL

Batha 83’ / Da Silva 32’, Kuca (A.G) 61′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"