Kategoria e Dytë, Grupi B/ 14 gola në 5 ndeshje, Butrinti dhe Labëria triufojmë në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 15:52

Kategoria e Dytë, Grupi B/ 14 gola në 5 ndeshje, Butrinti dhe Labëria triufojmë në transfertë. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 15-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, ku e regjistruan në total plot 14 gola.

kategoria_dyte_cover

Spikasin fitoret e Butrintit dhe Labërisë në transfertë, teksa Delvina dhe Këlcyra nuk falën në shtëpi. Ndeshja e vetme e cila përfundoi në barazim ishte ajo mes Përmetit dhe Skraparit.

Vlen të theksohet fakti se derbi mes Devollit dhe Maliqit është shtyrë për ditën e mërkurë, për shkak të reshjeve të dëborës në rajonin juglindor.

REZULTATET LIVE:

ALBPETROLI-LABËRIA 2-3

Hidershaj 24′ , 58′ / Kumanaku 22′ , Dhrami 50′, Seferaj 72′ 

MEMALIAJ-BUTRINTI 0-1

Gurma 50′ 

KËLCYRA-NAFTËTARI 1-0

Zaimi 86′ 

PËRMETI-SKRAPARI 2-2

Merko 9′, Bitika 90′  / Guri 30′ , Korkuta 45′ 

DELVINA-GRAMOZI 3-0

Gjeci 45′, Mehmeti 45+1′, 55′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"