KATEGORIA E DYTË/ AF Luftëtari tregon forcën, shkëlqen me tre gola në Delvinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 11:59

KATEGORIA E DYTË/ AF Luftëtari tregon forcën, shkëlqen me tre gola në Delvinë

AF Luftëtari ka arritur fitoren e dytë radhazi, këtë herë në transfertën e vështirë të Delvinës me shifrat bindëse 1-3.

AF LUFTETARI 1 (1)Lojtarët e AF Luftëtarit duke festuar një prej golave dje në Delvinë FOTO: T.SHEHU

Bluzinjtë e drejtuar nga Arben Çoni dhe Dritan Kristidhi hipotekuan gjithçka që në pjesën e parë, me golat e shënuar nga Alesio Kolonja dhe Mario Mërkuri, të cilët janë të dy lojtarë nga Saranda që luajnë këtë sezon me fanellën bluzi.

Gjirokastritët vendosën shumë shpejt diktatin, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Kolonja hapi serinë e golave pas një goditjeje tokazi nga brenda zonës në minutën e 22-të.

Ndërsa në minutën e 38-të, pas një kombinimi fantastik të treshes Rafael-Kolonja-Mërkuri, është ky i fundit që nuk fal përballë Xhaferajt.

DELVINA AF LUFTETARI (1)

Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Luftëtarin, ndërsa e dyta nis më mirë për vendësit, që për minuta të tëra kërkojnë të rihapin takimin, duke mbajtur në tension mbrojtjen gjirokastrite.

Gjeçi, Musta dhe braziliani Lukas nuk shënjestrojnë si duhet dhe për të vrarë ndeshjen mendon kapiteni i Luftëtarit, Nazmi Gaba, që i vjedh një top kundërshtarit dhe me shpejtësinë e tij del i vetëm me Xhaferajn, duke mbyllur historinë e fitores.

Në minutën e 82-të, pas një insistimi të gjatë Delvina gjen golin e nderit dhe gjithçka mbyllet 1-3 për miqtë.

lu (1)

kat 2 b (1)

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"