Kartonët problem te Luftëtari, gjirokastritët “çalojnë” në të majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 18:14

Kartonët problem te Luftëtari, gjirokastritët “çalojnë” në të majtë

Sikur të mos mjaftonte humbja në limitet e kohës shtesë në transfertën laçiane për bluzinjtë, “telashet” nuk kanë të sosur. Humbja 2-1 në fushën e vështirë të Laçit e sakatoi Luftëtarin. Në fund të takimit, fanellat gjirokastrite u zverdhën katër herë, ndërkohë që s’mund të mos “skuqej”, ajo e mbrojtësit Xhekson Ferriera. Në këto kushte, Luftëtari në përballjen e javës së tretë ndaj Flamurtarit do të vuajë mungesën e brazilianit në krahun e majtë të mbrojtjes.

xhekson luftetari

Trajneri slloven, Millosh Kostiç, duke filluar nga përgatitjet e sotme për ndeshjen me Flamurtarin do të tentojë gjetjen e zëvendësuesit të brazilianit. Nisur nga situata e ndryshme në përballjet e sezonit të fundit, ku Xhekson mungonte për arsye dëmtimi apo skualifikimi, i riu Aurel Demo kompensonte në mënyrën më të mirë brazilianin. Gjithsesi, duhet parë në ditët e përgatitjeve anti-Flamurtar se cili do të jetë lojtari i fashës së majtë. Kostiç pati thënë.

“Unë kam në dispozicion jo 11, por 25 lojtarë, të gatshëm për të dhënë më të mirën përballë çdo kundërshtari”. Jo vetëm Demo, por dhe mëngjarashi Donald Rrapo në të shkuarën kanë ditur të bëjnë mirë rolin e mbrojtësit të majtë. Sulmuesi afrikan – Pranë Luftëtarit pritet të mbërrijë sulmuesi nga Kenia, Ismael Dunga. 25-vjeçari pritet të jetë një armë më shumë në repartin ofensiv të Luftëtarit. Në dy ndeshjet e luajtura gjirokastritët kanë shënuar vetëm një gol, çka do të thotë se sulmi vuan produktivitetin. I vetmi sulmues “race” që ka aktualisht Luftëtari është vlonjati Vasil Shkurtaj.

Me afrimin e Dungës, sulmi i Luftëtarit do të fitonte më shumë cilësi dhe do të shndërrohej në rrezik pontencial për mbrojtjet kundërshtare. Nëse Dunga minimalisht do të bëhej pjesë e Luftëtarit ditën e sotme, atëherë mundësitë për të qenë titullar në ndeshjen me Flamurtarin janë më shumë se të mëdha për kenianin. Burime konfidenciale pranë drejtuesve të Luftëtarit bëjnë të ditur aktivizimin e Dungës ndaj Flamurtarit.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"