Kapiteni i Çekisë nuk ka dyshime: Shqipëria, në të njëjtin nivel si Polonia. Do të jetë e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 20:57

Kapiteni i Çekisë nuk ka dyshime: Shqipëria, në të njëjtin nivel si Polonia. Do të jetë e vështirë

Përballja mes Çekisë dhe Shqipërisë do të jetë përcaktuese për kreun e grupit në eliminatoret e EURO 2024. Për këtë janë të ndërgjegjshëm të dy palët që kanë vlerësuar njëra-tjetrën në prononcimet publike. Edhe kapiteni i palës çeke, Tomash Suçek, ka folur sot para gazetarëve me superlativa për Kombëtaren shqiptare.

sucek

Ai e ka cilësuar ndeshjen e nesërme si të të njëjtës rëndësi me atë ndaj Polonisë dhe në të njëjtin nivel vështirësie.

“Mendoj se është një skuadër shumë e mirë. Unë do t’i renditja Shqipërinë dhe Poloninë në të njëjtin pozicion. Ata kanë shumë individualitete. Si në repartin e avancuar, ashtu edhe mbrapa, ata duken si një skuadër kompakte. Padyshim do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe një kundërshtar sfidues.

Nëse e krahasoj këtë ndeshje me atë ndaj Polonisë, është një ndeshje e rëndësishme e të njëjtit nivel. Kjo është padyshim një nga ndeshjet kyçe për ne. Kemi 7 pikë, jemi në një pozitë të mirë, por duam të fitojmë që të jemi edhe më të rehatshëm. Ne të gjithë duam që t’ia dalim.

Më kujtohet fitorja 3-1 në miqësore ndaj tyre. Por nuk di të them se sa nga lojtarët tanë apo të atyre luajnë në të dy skuadrat aktualisht, shumë gjëra kanë ndryshuar. Por padyshim do ta dëshironim të njëjtin rezultat përfundimtar”, tha kapiteni i Çekisë para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"