Kapiteni Ervis Çaço: Asgjë e pamundur në futboll, Tomori thyen tabunë në fushën e Peshkopisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 19:01

Kapiteni Ervis Çaço: Asgjë e pamundur në futboll, Tomori thyen tabunë në fushën e Peshkopisë

Kalendari i fazës tretë i ka rezervuar Tomorit dy transferta radhazi. Pas humbjes në Ballsh, Tomori ka nisur përgatitjet për transfertën e Peshkopisë, një fushë e konsideruar si tabu për beratasit. Mungesat e lojtarëve të dëmtuar, si dhe ndryshimet e shumta në formacion po ndikojnë në luhatjet e shumta në lojën e Tomorit.

Caco 8

Edhe reparti sulmues nuk ka funksionuar. Lënia në stol e një sulmuesi të mirëfilltë si Oshafi, ka krijuar pakënaqësi te tifozëria vendëse, për të kuptuar se mungesa e golit është dhe mbetet problemi më i madh i Tomorit në 15 javët e fundit. Kapiteni Ervis Çaço kërkon të inkurajojë skuadrën për ndeshjen e radhës, për të cilën thotë se nuk ka asgjë të pamundur.

“Është e vërtetë që fusha e Peshkopisë ka qenë një tabu për Tomorin këto vitet e fundit, por kjo nuk duhet të na dekurajojë aspak. Duhet të thyejmë këtë tabu, të mos nisemi nga statistikat, por të luajmë të vendosur për t’ia dalë me sukses në këtë transfertë. Të tregojmë dëshirë dhe vendosmërinë për të kërkuar pikët që na nevojiten”, u shpreh kapiteni i beratasve, Ervis Çaço, për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"