Kapelo, i ashpër me Juventusin: Çelsi u dha leksion futbolli!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:43

Kapelo, i ashpër me Juventusin: Çelsi u dha leksion futbolli!

“Besoj se ajo që pamë në Londër ishte një leksion futbolli që Juventusi mori”. Fjalë të ashpra nga Fabio Kapelo, ish-trajneri i torinezëve, i cili nuk e ka kapërdirë aspak mënyrën se si bardhezinjtë u dërrmuan në “Stamford Bridge” nga Çelsi.

kapelo

“Edhe sikur të mos duam, kemi mjaft klube në qarkullim që mund të merren si shembull. Shohim Liverpulin që luan gjithmonë vertikalisht, me shpejtësinë maksimale.

Ndërsa të martën pamë Çelsin që të luante fare pak topin prapa, ndonëse e niste aksionin gjithmonë me portierin. Arkitektë të këtyre lojërave fantastike janë dy trajnerë gjermanë dhe ndoshta tani ka ardhur ora që të jenë trajnerët tanë që të shkojnë të mësojmë tek ata, jo më anasjelltas, si shumë kohë më parë, për dekada me radhë.

Në Itali ky futboll nuk ekziston më dhe nëse nuk nisim ta praktikojmë, atëherë në Europë do të kemi vështirësi për shumë vite me radhë, për të pasur kënaqësinë të shohim ndonjë prej klubeve tona të triumfojë në Champions”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"