Kaosi në ministri me buxhetin për federatat sportive/ Thellohet skandali, MAS jep fshehurazi lekët për Olimpiadën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 10:04

Kaosi në ministri me buxhetin për federatat sportive/ Thellohet skandali, MAS jep fshehurazi lekët për Olimpiadën

Pas kërkesave të një pasnjëshme në dre jtim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të pasur në dispozicion tabelën e ndarjes së fondit grant që akordon qeveria për federatat sportive, gazeta “Panorama Sport” denoncoi disa ditë më parë skandalin e fshehjes së buxhetit.

6

Ministria vijoi me këmbënguljen për të mos e publikuar, duke refuzuar të bëjë transparencë se si ndahen lekët e taksapaguesve shqiptarë, para që shkojnë për sportin. Një mungesë transparence që ngre hije të forta dyshimi për abuzime me ndarjen e milionave. Hera e fundit që ministria e publikoi buxhetin ishte një vit më parë (me kërkesë nga “Panorama Sport”), një ndarje e çuditshme që solli përplasje të forta në komunitetin e sportit, me federata elitare që kishin përfituar më pak lekë se federata të një kategorie më të ulët. Por për ta shmangur atë që ndodhi në vitin 2023, ministria këtë herë zgjodhi një tjetër strategji, duke injoruar çdo kërkesë për informacion dhe duke mbajtur gjithçka “top-sekret”

. Por së fundmi gazeta mëson se përveç fshehjes së buxhetit të zakonshëm vjetor, ministria e ka kaluar në një tjetër dimension mungesën e transparencës.

Këtë vit MAS u ka dërguar secilës federatë olimpike një buxhet total, por të ndarë në dy pjesë. Një pjesë e grantit shkon për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të federatave, ndërsa përveç këtij buxheti është akorduar një buxhet tjetër që shkon për sportistët që do të stërviten për Lojërat Olimpike. Deri këtu gjithçka është në rregull, pasi Olimpiada po afron dhe të gjithë duhet të kenë mundësitë e tyre për të provuar shanset e kualifikimit. Por ashtu sikurse ka ndodhur me grantin e zakonshëm vjetor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që edhe buxhetin për Olimpiadën ta ndajë fshehurazi për secilën federatë, në një mungesë totale transparence. Edhe këtu MAS nuk jep asnjë shpjegim për ndarjen e këtij fondi ekstra dhe nëse ka marrë në konsideratë se aktualisht vetëm dy federata (atletika dhe mundja) kanë sportistë të kualifikuar.

A është bërë një ndarje e drejtë, duke parë se kush janë realisht sportistët kandidatë për të shkuar në Paris? A është marrë në konsideratë se cilat janë federatat që kanë shanse për të shkuar në Olimpiadë dhe cilat jo? A është pyetur për projektet dhe planet që federatat kanë për sportistët që synojnë një vend në Lojërat Olimpike? Gazeta mëson nga vetë federatat se për këtë buxhet ekstra që shkon për Lojërat Olimpike nuk ka pasur asnjë konsultim me ta, por është vendosur sipas dëshirës së drejtuesve të ministrisë. Pra është bërë një shpërndarje pa u caktuar kriteret, pa u komunikuar se kush janë pretendentët, kush do të shkojnë me normë kualifikuese dhe kush jo, por vetëm kanë ndarë milionat siç ka dashur. Nga kjo mungesë transparenca shtohen hijet e skandalit, për përfitues në mënyrë të padrejtë, për federatat që nuk kanë asnjë kandidat për në Olimpiadë, por që kanë “rruajtur” lekët duke u barazuar me federatat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Paris 2024”. Këmbëngulja për të mos e bërë publik buxhetin i forcon edhe më shumë këto dyshime për abuzime.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"