Kaos total, FSHF përgënjeshtron lajmin për COVID-19 dhe nxjerr përgjigjet e Ramadanit dhe Memollës, por jo të Ismajlit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 11:37

Kaos total, FSHF përgënjeshtron lajmin për COVID-19 dhe nxjerr përgjigjet e Ramadanit dhe Memollës, por jo të Ismajlit

FSHF-ja hedh poshtë lajmin e infektimit të disa lojtarëve të ekipit kombëtar me koronavirus. Në një njoftim të fundit, institucioni i futbollit shqiptar publikon rezultatet e analizave për COVID-19 për vetëm dy lojtarët që do të mungojnë me Bjellorusinë Hysen Memollën (Dioshgior) dhe Ylbet Ramadanit (Vejle).
ismajli
Por, në njoftimin e fundit, nuk janë publikuar analizat rreth mbrojtësit të Hajduk Splitit Ardian Ismajli , i icli u raportua nga mediat si i infektuar me koronavirus. Në këtë mënyrë krijohen hije dyshimi rreth qendërmbrojtësit tonë, i cili u raportua nga FSHF-ja se ka pësuar dëmtim fizik.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.

memolla ramadani
```````1111111111111111

2222222
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"