Kamza zbret në fushë, futbollistët të tronditur pas ngjarjes së dhunshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2019 | 14:01

Kamza zbret në fushë, futbollistët të tronditur pas ngjarjes së dhunshme

Skuadra e Kamzës po kalon momentet më të vështira, pas ngjarjes së dhunshme të ndodhur gjatë ndeshjes kundër Laçit. Të gjithë lojtarët janë në pritje me ankth se çfarë do të ndodhë me skuadrën e tyre dhe me ta. Dje kishin ardhur të gjithë, pa asnjë mungesë në stërvitje.

52638846_1209686032532769_1456948121933185024_o

Gjatë bisedave me ta dukej që kishin ankth, pasi ende nuk dinë se çfarë vendimi do të merret nga disiplina. Megjithatë, stërvitja ka vijuar normalisht sipas programit të hartuar nga trajneri Stojku. Ngjarja e ndodhur i ka tronditur, por njëkohësisht ndiejnë dhe keqardhje për sa ndodhi gjatë asaj ndeshjeje me Laçin.

“Jemi munduar në fushë që të mos lejonim dhunën ndaj arbitrit, por nuk mundëm ta ndalnim”, shprehen ato gjatë bisedave të lira. Madje, disa prej tyre shprehen dhe se arbitri s`duhet ta jepte atë penallti në ekstremitetin e lojës, ndoshta mund ta ndërpriste ndeshjen për ta mbyllur që kur u hodhën dy topa në fushë. ”

Pavarësisht se ai vijoi lojën dhe e dha penalltinë, ne jemi munduar që të mos ndodhte ajo që ndodhi. Kemi qenë të gjithë në mbrojtje të arbitrit”.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"