“Kamza u përjashtua padrejtësisht”, Xhelal Mziu: Stadiumi gati për ndeshje, nga më modernët në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2019 | 21:56

“Kamza u përjashtua padrejtësisht”, Xhelal Mziu: Stadiumi gati për ndeshje, nga më modernët në Shqipëri

Ekipi i Kamzës është përjashtuar tashmë nga Kategoria Superiore, për të nisur edicionin tjetër nga Kategoria e Dytë, ndërsa për Xhelal Mziun, ky është një vendim i padrejtë. stadiumi i kamzes2

Ndërkohë, në një reagim në faqen e tij në Facebook, kryetari i bashkisë së Kamzës, merret me çështjen e stadiumit, të cilin e deklaron të gatshëm për të zhvilluar ndeshje, si dhe një nga më modernët në Shqipëri.

54524841_2322760477775296_8352146708364263424_o

DEKLARATA E XHELAL MZIUT

Stadiumi i Kamzës i gatshëm për të zhvilluar ndeshjet, ekipi i Kamzës i përjashtuar padrejtësisht nga Superliga

Ndonëse ekipi i Kamzës është përjashtuar padrejtësisht nga Superliga duke zbritur dy kategori më poshtë vijon përkujdesja ndaj terrenit të stadiumit dhe fusha është e gatshme, brenda të gjitha standardeve bashkëkohore për të zhvilluar ndeshjet e futbollit. Stadiumi i Kamzës është në gjendej të mirë për të zhvilluar ndeshje të ndryshme. Administrata e stadiumit ka vijuar punën për mirëmbajtjen e terrenit sportiv. Vëmendje të veçantë i ishte kushtuar tapetit, ku këto ditë është punuar mbi tapet për ruajtjen e tij si dhe mirëmbajtja e barit të fushës. Gjithashtu është punuar edhe në drejtim të infrastrukturës e shkallëve të stadiumit në tribunën kryesore dhe në tribunat përballë. Një standard Evropian ka tashmë i stadiumi i Kamzës i cili mbetet një ndër më modernet në Shqipëri.

54239256_2322760401108637_6468397069068402688_o

stadiumi i kamzes

stadiumi i kamzes1

s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"