Kamza me “silenciator” përpara Kukësit, pritet një premio e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2019 | 11:00

Kamza me “silenciator” përpara Kukësit, pritet një premio e majme

Vetëm një javë stërvitje me grupin dhe vjen prova e parë në Superiore për trajnerin e ri të Kamzës, Gentjan Stojku. Skuadra u ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e sotëm ndaj Kukësit dhe tashmë janë të grumbulluar para sfidës. Për trajnerin Stojku, kjo do të jetë dhe prova e parë si trajner elite. Sigurisht që, të pranosh të ulesh në një kolltuk “të minuar”, ku brenda 6 muajve janë shkarkuar 3 trajnerë, do guxim, por dhe përkushtim. Gentian Stojku e ka pranuar me kurajë këtë sfidë për të drejtuar Kamzën në një çast mjaft kritik.

gentian-stojku-b2cdff0d-41f6-4442-90f7-aaba3a6f705-resize-750

Debutimi – Stojku duket mjaft optimist dhe kërkon ta nisë me fitore: “Unë vetë e njoh mirë ekipin dhe mund të them me bindje që pjesa më e madhe e këtyre lojtarëve nuk e meritojnë të jenë në këto pozita. Kam folur me drejtuesit dhe kam marrë garancinë e tyre për normalizimin e problematikave, ndaj dhe vendosa të pranoja ofertën, edhe pse situata nuk është aspak e mirë”, do të deklaronte trajneri Stojku pas prezantimit. Gjithsesi, ai beson se me punë e përkushtim do të mund t’ia dalë me sukses. Ndërkohë që, lidhur me takimin ndaj Kukësit ai ka vendosur të heshtë dhe ta përgatisë me… “silenciator”.

ghh

Humbja ndaj Kastriotit vërtet ka qenë një goditje e fortë “në stomak”, por që nuk ka vrarë ëndrrat dhe shpresat për të vijuar qëndrimin në Superiore. Sipas trajnerit Stojku, ndryshimi do të vërehet që në sfidën e parë të tij, përballë nënkampionëve të Kukësit. “Kam gjithë jetën me sportin dhe nuk e njoh aspak presionin. Duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave, ne do të shkojmë për të luajtur dhe për të marrë 3 pikët”, deklaroi trajneri Stojku ditën e marrjes përsipër të detyrës së trajnerit. Në rast të një rezultati pozitiv, për Kamzën do të ketë një premio të majme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"