Kamza ka mundësi apelimi, ja rruga që mund të ndiqet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2019 | 8:19

Kamza ka mundësi apelimi, ja rruga që mund të ndiqet

Kamza është përjashtuar nga ky kampionat dhe në sezonin e ardhshëm do ta nisë nga Kategoria e Dytë. Ky ishte vendimi i djeshëm i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi ka disa ditë afat për apelimin e çështjes në Komisionin e Apelit pranë FSHF-së.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Nëse do të ndodhë apelimi dhe shkalla e dytë e gjykimit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë klubi i Kamzës ka vetëm një mundësi, ta dërgojë çështjen në KAS-in e Lozanës. Do të pritet të shihet në vazhdim se çfarë hapash do të ndërmarrin drejtuesit e Kamzës në ditët në vijim. Nëse nuk e apelojnë çështjen, atëherë skuadra është jashtë Superiores dhe në shtator do t’i duhet ta nisë nga Kategoria e Dytë duke u rikthyer aty pas shumë vitesh. Vendimi i djeshëm i Disiplinës ishte i pritshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"