Kampionia e gjyles me doping, i heqin medaljen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 11:43

Kampionia e gjyles me doping, i heqin medaljen

Medalistja e artë olimpike në hedhjen e gjyles, bjellorusja Nadzeja Ostapshu, ka rezultuar pozitive në testin antidoping me steroid anabolik dhe i është hequr titulli kampion, i fituar 1 javë më parë. Në dy kampionet e urinës të marrë para dhe pas ditës së garës (të hënën e kaluar) iu gjetën përmbajtje të substancës metenolone. Lajmi u bë zyrtare nga Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (CIO), 24 orë pas ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. “Ostapshuk është skualifikuar nga finalja e hedhjes së gjyles për femra, ku ajo kishte zënë vendin e parë dhe është përjashtuar nga lojërat e 30-ta verore olimpike të Londrës”, – thuhej në deklaratën e CIO-s. Bjellorusia ishte urdhëruar të kthente mbrapa medaljen e artë të fituar nga Ostapshuk dhe do t’i jepet sportistes të Zelandës ë Re, Valeria Adams, e cila e hodhi gjylen 20.70 metra. Rusja Evgjeni Kolodko do të marrë argjendin, ndërsa kinezja Lijiao Gong të bronztë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"