“Kam respekt për skuadrat pretendente, por në fund shpresoj të shpallemi ne kampion”, Dejvi Bregu: Festimi i golit? Shkova tek disa djem nga Durrësi sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 18:41

“Kam respekt për skuadrat pretendente, por në fund shpresoj të shpallemi ne kampion”, Dejvi Bregu: Festimi i golit? Shkova tek disa djem nga Durrësi sepse…

Pas golit të tij të realizuar ndaj Vllaznisë, Dejvi Bregu është shfaqur përpara mikrofonave të “SuperSport” duke deklaruar se lufta është e hapur por shpreson se në fund Teuta të jetë ajo që feston me titullin kampion:

bandicam 2021-03-03 18-36-16-279

“Në pjesë të parë pas dyluftimit të Todorovskit me portierin goditja që mora më ka kapur gjurin dhe nuk besoj se rrezikoj. Kam hasur shumë vështirësi në fillim për grupin e ri, shpresoj ta ndihmoj skuadrën sa më shumë. Pavarësisht kësaj fitores së sotme e cila ishte e rëndësishme, e kemi deklaruar se jemi pretendent për titull kampion.

Të njëjtën rast kam patur edhe me Kukësin, festimin e golit e bëra me disa djem nga Durrësi sepse më thanë do të bësh gol dhe i’a dedikova atyre. Vllaznia, Partizani dhe Laçi për të treja kam shumë respekt, lufta është e fortë por shpresoj të shpallemi ne kampion në fund.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"