“Kam ëndërr të bëhem kapiteni i Kombëtares”, Mihaj: Gjëja që di të bëj më mirë është të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 23:19

“Kam ëndërr të bëhem kapiteni i Kombëtares”, Mihaj: Gjëja që di të bëj më mirë është të…

Enea Mihaj bëri një paraqitje dinjitoze në duelin ndaj Polonisë që përfundoi me rezultatin 1-0. Mbrojtësi që aktivizohet në kampionatin portugez, ndjeu keqardhje për rezultatin, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV KLAN” u shpreh:

Mihaj

“Jam i mërzitur për rezultatin, bëmë paraqitje të mirë, ndonjëherë është dhe fati dhe momenti i ndeshjes. Polonia na shënoi një gol në minutat e fundit të pjesës së parë. Mund të kishim shënuar, por kështu e ka futbolli. Duhet të mbajmë ato që bëmë mirë dhe të korrigjojmë aty ku gabuam. Në ndeshjet e ardhshme duhet të marrim maksimumin.

Dua ta falënderoj Silvinjon. Për mua rëndësi ka të fitojë Kombëtarja. Silvinjo më dha shansin sot, u mundova të bëj një ndeshje të mirë dhe të ndihmoj ekipin. Rezultati nuk ishte i duhuri, por duhet të vazhdojmë përpara. Kam thënë që ëndrra ime është të jem kapiteni i Kombëtares. Gjëja që di të bëj më mirë është të punoj dhe të jap gjithmonë maksimumin.

Ishte një gol me fat, duhet të shikojmë linjën. E punuam në stërvitje, duhet të analizojmë mirë atë moment. Nuk u fokusuam më shumë te Levandovski dhe lamë autorin e golit. Ishte një situatë me fat”, u shpreh Mihaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"