Kalimi i Flamurtarit në turin e tretë të Kupës, Resuli: Nuk e prisja këtë rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 11:16

Kalimi i Flamurtarit në turin e tretë të Kupës, Resuli: Nuk e prisja këtë rezultat

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Resuli, në prononcimin për “Panorama Sport” pas suksesit e pranoi se nuk e priste rezultatin, por duke ditur emrat që ka në përbërje, nuk trembet as nga Vllaznia në turin çerekfinal të Kupës.

RESULI

“Nuk është se e prisja kalimin me këtë rezultat, por ndeshjen e kishim përgatitur në mënyrën e tillë që ne duhet të merrnim maksimumin të cilën ia arritëm. Normalisht nxorëm mësim nga të gjitha problematikat e ndeshjes së parë, pasi patëm shumë raste dhe nuk shënuam. Në sfidën e kthimit të gjithë lojtarët i zbatuan detyrat, sidomos pjesa e sulmit”, tha Resuli.

Pyetjes se ku mund të shkojë Flamurtari në Kupë dhe duelin me Vllazninë, trajneri Resuli u përgjigj: “Me këtë grup që ka Flamurtari, na jep besim dhe optimizëm për të ecur përpara, pasi janë lojtarë shumë të mirë dhe me eksperiencë. Është krijuar një grup solid dhe menaxhues rezultatesh, ndaj shohim përpara. Sa i përket Vllaznisë, normalisht këta çuna nuk më trembim për t’u ballafaquar me çdo lloj kundërshtari”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"