Kalendari i çmendur/ Superiorja si Anglia, luhet deri më… 30 dhjetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:47

Kalendari i çmendur/ Superiorja si Anglia, luhet deri më… 30 dhjetor

Bojkoti i klubeve të Superiores, rezultatet për të cilin nuk janë ende të dukshme, dihej që do të sillte ngjeshje të kalendarit. Mirëpo, moszhvillimi i ndeshjeve për më se dy muaj e ka çuar kampionatin tonë në një ekstrem të pashkelur më parë. “Panorama Sport” ka mësuar skenarët për kalendarin e Kategorisë Superiore, por edhe të Kategorisë së Parë dhe të Dytë.

kategoria-superiore

SUPERIORE SI PREMIER LIGË

Në Angli është bërë praktikë e shpeshtë që në periudhën e festave për Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve, të ketë ndeshje. Nëse për shumë kampionate të tjera të Europës kjo gjë është e habitshme, këtë vit, do të ndodhë për të parën herë edhe në Superiore. Gazeta ka mësuar se për vitin 2020, ndeshja e fundit do të jetë në datën 30 dhjetor. Si asnjëherë më parë! Më 30 dhjetor, është caktuar që të luhet përkatësisht java e 12- të e kampionatit.

NGJESHJA E NDESHJEVE

Ngarkesa për skuadrat do të jetë e tejskajshme. Nga data 5 dhjetor deri më 30 të këtij muaji do të zhvillohen shtatë ndeshje. Ekipet e Superiores do të luajnë në datat 4-5 dhjetor, 9 dhjetor, 13 dhjetor, 19 dhjetor, 23 dhjetor, 27 dhjetor dhe 30 dhjetor. Gazeta ka mësuar gjithashtu se është vendosur që periudha e pushimit për klubet të jetë shumë e paktë. Kampionati në vitin 2021 do të rikthehet të luhet më 9 janar, me ndeshjet e javës së 13-të. Praktikisht, periudha pa aktivitet në janar, do të jetë vetëm 10 ditë.

KATEGORIA I DHE II

Nëse ishte Kategoria Superiore ajo që bëri bojkot për kërkesat drejtuar qeverisë, ngjeshjen dhe pasojat do t’i vuajnë edhe kategoritë inferiore. Gazeta ka mësuar se Kategoria e Parë dhe ajo e Dytë do të mbyllen më 23 dhjetor. Rikthimi i tyre do të bëhet më 16 janar, gjë për të cilën nuk ka ndodhur asnjëherë që këto kategori të zhvillojnë ndeshjet në këtë muaj të parë të vitit.

KATEGORIA SUPERIORE

KALENDARI PËR 7 JAVËT E ARDHSHME

JAVA 6 (4-5 DHJETOR)

TË PREMTEN

TIRANA-PARTIZANI 18:00 (në “Air Albania”)

TË SHTUNËN

VLLAZNIA-BYLISI 13:45

SKËNDERBEU-LAÇI 13:45

TEUTA-KASTRIOTI 16:45

KUKËSI-APOLONIA 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)

JAVA 7 (9 DHJETOR)

BYLISI-KUKËSI 13:45

KASTRIOTI-VLLAZNIA 13:45

LAÇI-TIRANA 13:45

APOLONIA-SKËNDERBEU 13:45

PARTIZANI-TEUTA 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)

JAVA 8 (13 DHJETOR)

TIRANA-APOLONIA 13:45

BYLISI-KASTRIOTI 13:45

TEUTA-LAÇI 16:45

VLLAZNIA-PARTIZANI 16:45

KUKËSI-SKËNDERBEU 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)

JAVA 9 (19 DHJETOR)

KASTRIOTI-KUKËSI

PARTIZANI-BYLIS

LAÇI-VLLAZNIA

APOLONIA-TEUTA

SKËNDERBEU-TIRANA

JAVA 10 (23 DHJETOR)

KUKËSI-TIRANA

SKËNDERBEU-TEUTA

APOLONIA-VLLAZNIA

LAÇI-BYLIS

PARTIZANI-KASTRIOTI

JAVA 11 (27 DHJETOR)

TEUTA-TIRANA

KASTRIOTI-LAÇI

BYLIS-APOLONIA

VLLAZNIA-SKËNDERBEU

PARTIZANI-KUKËSI

JAVA 12 (30 DHJETOR)

KUKËSI-TEUTA

TIRANA-VLLAZNIA

SKËNDERBEU-BYLIS

APOLONIA-KASTRIOTI

LAÇI-PARTIZANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"