Ka spikatur në Superiore/ Mesfushori merr vizën, pritet këtë javë te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 21:14

Ka spikatur në Superiore/ Mesfushori merr vizën, pritet këtë javë te Flamurtari

Flamurtari nuk është kompletuar. Nga 16 lojtarët që morën në merkaton e verës, vetëm njëri nuk i është bashkuar ende skuadrës. Jemi duke folur për Lancinet Sidiben.

sidibe

Kanë kohë që e presin, por problem u bë viza. E megjithatë, kjo çështje është zgjidhur dhe afrikani ka plotësuar dokumentacionin. “Panorama Sport” mëson se ai do të vijë këtë javë në Vlorë, për t’u vendosur direkt nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela. Për mesfushorin e qendrës ky është një rikthim, pasi edhe më herët ka qenë pjesë e kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"