Ka shkëlqyer me Dinamon, fantazisti brazilian i bashkohet Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 20:23

Ka shkëlqyer me Dinamon, fantazisti brazilian i bashkohet Luftëtarit

Luftëtari “godet” në merkato. Klubi ka siguruar shërbimet e Diogo da Silvës ose siç e thërrasin të gjithë “Maranao”. Jemi duke folur për mesfushorin që sezonet e fundit është aktivizuar te skuadra e Dinamos. Një lojtar me të dhëna mbresëlënëse dhe që e nisi vërtet mirë me kryeqytetasit, por që nuk i ka ecur fort mirë me dëmtimet.

Da Silva

Rishtas ai ishte pjesë e Drenicës në Kosovë, aventurë që zgjati vetëm gjysmësezoni. Tashmë është rikthyer sërish në Shqipëri, por për të luajtur në Kategorinë e Dytë.

Në Gjirokastër gjen një njohje të vjetër dhe pikërisht trajneri. Kanë bashkëpunuar te blutë, në kohën kur Edmond Dalipin ishte zëvendës i Nevil Dedes. Me siguri ai e ka bindur që të bëjë këtë zgjidhje, duke anashkaluar ligën.

Pritet që bluzinjve t’u bëjë vërtet punë dhe sidomos në ofensivë. Ai bëhet braziliani i tretë në ekip, pas Galuberit të rikonfirmuar nga vjet dhe Xhejsival të ardhur këtë merkato. Burime të besueshme pranë gazetës bëjnë me dije se nga dita në ditë në Gjirokastër priten 2-3 futbollistë të tjerë, mes të cilëve dhe një portier nga vendi i sambës.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"