Juvja vlen 53.8 milionë euro më shumë, Alegri nuk është… i mbaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 16:55

Juvja vlen 53.8 milionë euro më shumë, Alegri nuk është… i mbaruar

Fusha dhe tavolina, brenda mureve sekrete të “Kontinasas” nuk kanë qenë kurrë gjëra të përbashkëta. Momenti delikat historik në fakt kërkon që Juventusi të mos dështojë objektiva të caktuara fitimprurëse, por mënyra për t’u paraqitur me krahët e ngritur në vijën e finishit, nuk është gjë tjetër veçse ajo e rezultateve.

alegri

Këndvështrimi i veçantë aktual, i cili përveç tradicionales “fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi”, ndihmon në kuadrin e kënaqësisë së kujdesshme që filtron brenda klubit të Juventusit. Sepse kualifikimi në Ligën e Kampionëve, pasi kanë siguruar një pjesëmarrje në Kupën e Botës për Klube nëpërmjet meritave të tyre dhe të metave të të tjerëve, është vetëm disa hapa larg. Dhe për shkak se, përveç kritikave tashmë të zakonshme për lojën e shprehur, por edhe rezultateve negative të 2 muajve të fundit, menaxhimi i Alegrit po ndihmon për të rritur një organikë plot me talente të rinj.

PËR VEND TË KATËRT
Një konfirmim, sado arbitrar, del duke analizuar vlerën e lojtarëve sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt”. Ndoshta ai mund mos jetë Ungjilli apo edhe Gjykata e Kasacionit për të cilësuar drejtë shifrën e lojtarëve, por vetëm një vit më parë u përdor si instrument akuze nga Prokuroria Federale gjatë një gjyqi sportiv (po, pikërisht ai ndaj Juventusit). Dhe burimi në fjalë thotë se Juventusi në fillim të sezonit është i katërti për nga vlera në kontekstin e cilësisë, pas Interit, Milanit dhe Napolit.

Gjithsesi për t’u nënvizuar është fakti absolut se vlera e skuadrës, nga 1 shtatori deri më sot është rritur, duke kaluar nga 436.4 në 490.2 milionë euro. E thënë ndryshe një rritje prej 12 për qindësh, e cila në fakt do të ishte shumë më e lartë nëse vetëm fusha do të prekej në llogaritje, pasi ngjarjet jashtë fushës kanë një ndikim të rëndë dhe negativ. Kjo përfshin dy të dënuarit, Nikolo Faxholi dhe Pol Pogba, vlera e të cilëve ka rënë respektivisht 35 në 15 milionë euro apo edhe në zero euro, nga 35 milionë në rastin e francezit. Një tjetër në dishezë është edhe Filip Kostiç, i cili nga 22 milionë eurot e fillimit të sezonit tashmë vlerësohet në 9, një shifër që do të pranohej edhe nga Juventusi për ta larguar, nëse do t’i ofrohej nga ndonjë klub.

KAPRIOLA EKONOMIKE
Rezultatet e arritura në fushë nga gushti deri në janar, të kombinuara me shpërthimin e disa profileve të gjeneratës së ardhshme, kanë gjeneruar një efekt mjaft të theksuar pozitiv, duke shënuar një rritje prej 53.8 milionë eurosh. Salto kryesore për momentin i përket diamantit Kenan Jildiz, një protagonist gjithnjë e më i madh me fanellën e Turqisë si dhe me atë bardhezi. 18-vjeçari i lindur në Gjermani vlente 1 milion në fillim të sezonit, ndërsa tani çmimi i tij ka shkuar në 30. Eksponenciale edhe rritja e Andrea Kambiasos, i kërkuar gjithmonë e më shumë edhe në tregun ndërkombëtar, duke kaluar nga 8 në 25 milionë euro.

asddsadsadsadasdas

E njëjta gjë vlen për Gleison Bremerin, në gjurmët e të cilit nuk është rastësi që gjysma e Premier Ligës e do, ndërkohë që edhe vlera është rritur nga 40 në 60 milionë. Një tjetër lojtar i rilindur nga kurat e Alegrit është edhe një prej atyre që përpara fazës përgatitore dukej me valixhe në duar… Po flasim për Ueston MeKenin, i cili ka kaluar nga 18 në 25 milionë. Ndërkohë, ka lojrtarë si Federiko Kieza dhe Dushan Vlahoviç, të cilët kanë shfaqur shumë luhatje në varësi të paraqitjeve të tyre, kështu që ata nuk janë bërë pjesë e analizës, edhe për faktin që dy kampionë si ata nuk mund të vlerësohen nga një rritje apo ulje prej 5-10 milionë eurosh, por thjesht sepse duhet të japin gjithmonë më të mirën.

ATA LARG TORINOS
Mes dy fazave, sipas studimit të “Transfermarkt”, vetëm tri klube të tjera së bashku me Juventusin kanë rritur vlerën e tyre totale në Serinë A: Interi, Bolonja dhe Frozinone. Madje, te këta të fundit, një meritë shumë të madhe kanë edhe tre yje që pikërisht “Zonja e Vjetër” ka dërguar në radhët e verdhebluve si Matias Soule, i cili ka kaluar nga 4 në 25 milionë euro. Enzo Barreneçea gjithashtu është rritur nga 900 mijë në 6 miliionë euro, ndërkohë që në të njtëjtën kuotë ka mbetur Kaio Zhorzh, 10 milionë. Një tjetër talent që ka vendosur të marrë ashensorin në këtë statistikë është Dan Huijsen, i huazuar te Roma, i cili nga 400 mijë eurot e fillimsezonit tashmë kushton të paktën 10 milionë.

Dhe këto janë vetëm shifrat e vlerësimeve statistikore në varësi të normave të caktuara nga “Transfermarkt”, jo të klubit bardhezi. Kështu që mund të kuptohet qartë se çfarë pasurie ka aktualisht në dorë “Zonja e Vjetër” dhe meritë për këtë shtim kapitali ka pa dyshim edhe trajneri Masimiliano Alegri, i cili i ka dhënë jo vetëm një dorë, por edhe besim të plotë këtyre talenteve, që pas atyre minutave me grushte te Juvja po shijojnë edhe rolin si protagonist në ekipet ku janë huazuar, apo pse jo edhe mund të shiten në vazhdim.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"