Juventus i kundërpërgjigjet Realit, fut “yllin” e ekipit në marrëveshje për Pogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 18:48

Juventus i kundërpërgjigjet Realit, fut “yllin” e ekipit në marrëveshje për Pogba

Pol Pogba është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, teksa njoftoi se do të largohet nga Junajtid, por nuk foli për të ardhmen e tij.Pogba

Të gjitha lajmet e lidhin emrin e tij, me një kalim të mundshëm tek Real Madridi  ose tek Juventusi. Mendohet se Real Madridi kishte ofruar 80 milionë euro plus shërbimet e Gareth Bejl, për mesfushorin francez.

Por, nuk mbetet pas as Juventusi, pasi ofruan 70 milionë euro për 26-vjeçarin, ofertë kjo e cila u refuzua nga “djajtë e kuq”, drejtuesit bardhezi tani do të bëjnë një ofertë tjetër.dibala pogba

Sipas lajmeve më të fundit, bardhezinjtë do të fusin në marrëveshje kartonin e Paulo Dibala, për të arritur tek Pogba. Dibala ishte një dëshirë e drejtueve të Junajtid, dhe nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi, për të kthyer në skuadër mesfushorin francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"