Jo vetëm skuadrat e mëdha italiane, Mançester Siti e gatshme të bëjë çmendurira për talentin e Sasuolos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 13:11

Jo vetëm skuadrat e mëdha italiane, Mançester Siti e gatshme të bëjë çmendurira për talentin e Sasuolos

Është një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit, dhe Manuel Lokateli kërkohet nga skuadrat më të mëdha italiane, si Inter, Juve dhe Milan që dëshiron t’a rikthejë përsëri.

lokateli

Mesfushori 23-vjeçar italian nuk ka admirues vetëm brenda Italisë, por sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Mançester Siti më konkretisht Pep Guardiola do të bënte çmendurira për të, që do të ishte i gatshëm të hidhte në pjatë 30 milionë sterlina, vetëm për t’a sjellë në Mançester “regjistin” e mesfushës së Sasuolos.

Fernandinjo i ndikuar nga mosha e tij ka ulur rendimentin, Rodri nuk ka cilësitë teknike të mesfushorit të Sasuolos i cili, i rigjallëruar nga kujdesi i trajnerit De Zerbi, gjithashtu ka rafinuar ato aftësi taktike që janë baza e futbollit të Guardiolas.

Me siguri, Lokateli do të jetë një nga lojtarët më të mirë të merkatos verore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"