Jo vetëm koleksionimin e orëve mbretërore, Ronaldo do të investojë 770 milionë paund për prodhim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2023 | 13:33

Jo vetëm koleksionimin e orëve mbretërore, Ronaldo do të investojë 770 milionë paund për prodhim

Kristiano Ronaldo di të tërheqë vë mendje edhe kur futbolli është në momente pauze, shembulli i shkëlqyer vjen nga marrëveshja faraonike që ylli luzitan ka firmosur me kompaninë e orëve “Chrono24”.

ronaldo

Ai është bërë aksioner në të për vlerën e 770 milionë paundëve për një përqindje të pazbuluar aksionesh. 38- vjeçari pozoi në rrjetin social “Instagram” përkrah themeluesit të kompanisë dhe drejtorit ekzekutiv Tim Straket: “Përshëndetje adhuruesit e orëve në të gjithë botën, ne kemi një lajm fantastik për ju. Kristiano Ronaldo sapo iu bashkua ‘Chrono24’ si aksioner”, shkruhej në mesazhin e postimit.

PASIONI PËR ORËT – CR7 gëzon një admirim të veçantë kur u referohemi orëve të shtrenjta, e ku marrin rëndësi te veçantë edhe detajet më të vogla. Për ta bërë më konkrete mjafton t’i hedhim një sy “gamës” së gjerë të Ronaldos, duke ia nisur me orën “Franck Muller” për vlerën e 1.6 milionë paundëve, që mban rekord në koleksionin e portugezit. “Van Cleef & Arpels” me 474 diamante të bardhë nuk mund të lihet në hije si një kryevepër e kompanisë prestigjiozes “Hublot”, në shumën e 80 mijë paundëve. Jo para shumë kohësh, iberikasit i dhuruan orën speciale nga marka “Jacob and Co”, e ku pikërisht shënuesi më i mirë në historinë e futbollit me përfaqësuesen e Portugalisë (200 gola) shërbeu si reklamuesi i produktit. Xheorxhina Rodrigez po ashtu ka po aq shije të shtrenjtë ndaj këtij aksesori.

Rasti më tipik përkon me brendin “Rolex GMT-Master II” në ar të bardhë 18 gramë me diamante të prera në një stil të veçantë nga fabrika, që mendohet se vlen rreth 400 mijë paund. Pozimi për herë të parë me një model erdhi në Botërorin e Katarit, i cili tërhoqi jo pak vëmendje në shtypin e gjerë. Mesa duket eksperienca në futboll ka kaluar në plan të dytë, të paktën deri në këtë pikë. Një rikthim në athe, konkretisht në radhët e Sporting Lisbonës është aluduar në mediat e kontinentit të vjetër, pas një gjysmë sezoni jo pozitiv në Arabi me Al-Nasr, e përkthyer me 0 trofe, ndryshe nga sa ishte parashikuar.

4E9EE359-C281-43DA-815D-FD90BD2E9F5E 9C736AE0-2FE7-4720-B672-9C309A70258D 619F4A6D-C414-4FC9-B8E3-BE6D64D484EB 63137B2C-4BC2-4659-B4BA-B429C4870CB4

 SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"