Jetnor Pjetri, kampioni shqiptar në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2014 | 12:17

Jetnor Pjetri, kampioni shqiptar në Angli

Jetnor PjetriShqiptari Jetnor Pjetri është shpallur kampion i Anglisë në kikboks në peshën e mesme 71-75 kg. Pas titullit kampion të fituar, Pjetri u shpreh se ndihet shumë krenar. “Isha shumë krenar dhe, mbi të gjitha, që isha shqiptar. Shumë i kënaqur se kisha edhe klasën time për t’u treguar, pasi ishte një test edhe për ata, që trajneri i tyre u bë kampion i Anglisë, si dhe për t’u thënë se edhe ata mund të bëhen të tillë. Këtë sukses e arrita nga puna që bëja që në fëmijëri dhe ndihma e dhënë nga ‘Shpresa Programme’, me të cilën arrita deri këtu”, shprehet për “Top Channel” Jetnor Pjetri. Sportisti shqiptar me banim në Londër thotë se ka ardhur në Britani si emigrant përpara 14 vitesh dhe, pasi vendosi kontakte me një nga organizatat më të njohura të komunitetit shqiptar në Britani “Shpresa Programme”, ai arriti të stërvitej dhe, sot e kësaj dite, shërben edhe si trajner për shqiptarët e sapoardhur në Britani. Mes të tjerash, shqiptari shtoi se objektivi i tij është që të fitojë titullin kampion të Europës dhe Botës në këtë disiplinë. Në fund të deklaratës, kampioni i Anglisë bëri me dije se mungesa e një sponsori ia vështiron stërvitjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"