Jemini bën moviolën e Laçi-Partizani: Xhaja nuk gaboi, pozicioni jashtë loje u la gol se nuk i dhanë drejtim. Por nuk është kjo ndeshje për polemika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 23:51

Jemini bën moviolën e Laçi-Partizani: Xhaja nuk gaboi, pozicioni jashtë loje u la gol se nuk i dhanë drejtim. Por nuk është kjo ndeshje për polemika

Lorenc Jemini, ish-gjyqtari ndërkombëtar, ka analizuar ndeshjen më të diskutuar të kësaj fundjave, atë mes Laçit dhe Partizanit, që u fitua nga kurbinasit falë edhe një goli të diskutuar gjatë nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje. Ai e vlerëson në total ndeshjen e Juxhin Xhajës si pozitive, teksa thekson se nuk ishte kjo një sfidë për të ngritur një alarm si ai që kishte lindur nga të kuqtë.

jemini

“Është vetëm një gabim që nuk e thua dot gabim, goli pozicion jashtë loje për arsye të pamjeve.

Rasti i parë ishte penalltia që pretendon Partizani, Një lojtar nëse goditet të këmba mbështetëse nuk bie si bie ky. Nëse një lojtar goditet të këmba mbështetëse nuk mund të bjerë më të dy këmbët drejt, ai bie si në pishinë. Shih këmbën që pretendon kontaktin, nuk lëviz farë nga bari, kjo është logjika. Nuk është e sigurt se kishte tre lojtarë të tjerë, gjyqtari është afër.

Ajo e Laçit është penallti dhe vendim i saktë i arbitrit, është penallti me kohë vonesë. Kjo është penalti dhe karton i verdhë.

Rasti i shumëpërfolur është goli i Laçit. Të flas me sy të lirë, madje as me replay, them që është pozicion jashtë loje. Për sa kohë që futet replay, me ngadalë, nuk i jap dot drejtim. Këtu është vonuar loja 6 minuta, nuk i kanë dhënë drejtim dhe përfundimisht e kanë lënë gol. E vetmja mundësi është nëse këmba e lojtarit të Partizanit, mund ta mbajë në lojë, por nuk ta jap vendimin me logjike.

Te goli i anuluar i Partizanit, kanë vënë vijën, këtu jo.

Tani për këtë ndeshje thuhet Laçi është si Afganistani, bëhet presion etj. Por një ndeshje me vetëm një rast ishte-nuk ishte, nuk është për polemika. Këtu Partizanit iu anuluan tre penallti para tre viteve. Ajo është për polemika”, tha Jemini në “Procesi Sportiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"