“Jemi për Europë”, Dovedan: Nuk më interesojnë kundërshtarët, ja çfarë i kërkoj futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 15:34

“Jemi për Europë”, Dovedan: Nuk më interesojnë kundërshtarët, ja çfarë i kërkoj futbollistëve

Bylisi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1, duke siguruar 3 pikë të arta që e ngjisin në krye skuadrën ballshiote. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri Dovedan, foli shkurtimisht në lidhje me këtë triumf, duke u shprehur:  

 bandicam 2019-10-23 15-27-35-406

“Kishim si objektiv për të qëndruar në Superiore. Por kjo fitore tregoi se mund të synojmë më lartë, pse jo të shkojmë në Europë.

Kemi lojtarë që janë të dëmtuar, kur të kthehen ata, ekipi do të bëhet më i fortë! Nuk i studioj shumë ekipet e tjera. I kërkoj ekipit që gjithmonë të jetë agrasiv dhe të bëjë presing lartë”, u shpreh Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"