“Jam tifoz i madh i Crvena Zvezda”, Kosta Grillo: Mbështetësit e Tiranës janë kundër Edi Ramës, nuk e kam të lehtë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 0:01

“Jam tifoz i madh i Crvena Zvezda”, Kosta Grillo: Mbështetësit e Tiranës janë kundër Edi Ramës, nuk e kam të lehtë të…

Komentatori i njohur shqiptar i sportit, Kosta Grillo, njihet si një tifoz i skuadrës serbe të Crvena Zvezda, e cila do të përballet me Tiranën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Kosta Grillo

Grillo së fundmi në një intervistë të dhënë për median serbe “Novosti”, është shprehur se nuk do e ketë të lehtë të zgjedhë se cilën skuadër do të mbështesë më 25 gusht. Gjithshtu ai ka dhënë edhe disa informacione për Tiranën dhe tifozët bardheblu.

“Nuk do të jetë e lehtë për mua të vendos se kë do të mbështes në këtë ndeshje. Unë jam një tifoz i madh i Crvena Zvezdës, por tani nuk kam një vendim të lehtë.

Për momentin askush nuk po flet për ndeshjen me skuadrën serbe, pasi po festohet fitorja me Dinamo Tbilisi. Përgatitjet për ndeshjen me Crvena Zvezdën do të fillojnë pak nga pak. Nga sot do të fillohet të flitet për ndeshjen. Presidenti Halili dha 100 mijë euro për fitoren ndaj Dinamos, jam i sigurt që do dyfishojë premion për fitoren në ndeshjen tjetër.

Grillo

Tifozët e Tiranës janë ndër më agresivët dhe më të famshmit në Shqipëri, gjithashtu janë kundër partisë së Edi Ramës. Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse mbështes Crvena Zvezdën.”, u shpreh Kosta Grillo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"