“Jam i lumtur me golin e parë që shënova”, heroi i derbit, Fjoart Jonuzi: Stafi i ri më ka dhënë besim dhe dua t’ia shpërblej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 20:23

“Jam i lumtur me golin e parë që shënova”, heroi i derbit, Fjoart Jonuzi: Stafi i ri më ka dhënë besim dhe dua t’ia shpërblej

Heroi i sfidës midis Tiranës dhe Dinamos ishte Fjoart Jonuzi, i cili sot shënoi golin e parë të sezonit. Pas përfundimit  të takimit, mesfushori u shpreh i lumtur për realizimin e golit të fitores, por gjithashtu dha disa komente në lidhje me formen e ekipit:

bandicam 2024-03-17 19-36-29-073

“E ndërlikuam ndeshjen kur shkuam 2-2, sepse kishim raste. Jam i lumtur me golin e parë që shënova, shpresoj të ketë edhe më shumë.

Mbrojtja më e mirë është kur mbrojmë të gjithë, aty kemi çaluar, sespe nuk e kemi bërë. Mendoj se është çështje psikologjike sepse gjithmonë kur pësojmë golin e parë na bie pak ritmi i lojës.

Mendoj që me Shehin isha titullar, bëmë ndeshje të mira në Europe, dhe isha një lojtar që nuk u zëvendësoja, kisha gjetur një rol si numër gjashtë, po pavarësisht u mësova/ Pastaj me ndryshimin e trajnerit, kishte shijet e tij personale dhe nuk dua t’i komentoj. Me ndryshimin e stafit tani, më kanë dhënë besim dhe shpresoj t’ia shpërblej ashtu si edhe sot”, tha ai për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"