“Jam i gatshëm t’i dalë për Zot çdo ekipi”, Devolli: Nuk e meritonim të binim, do shikoj për një aventurë tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2019 | 21:37

“Jam i gatshëm t’i dalë për Zot çdo ekipi”, Devolli: Nuk e meritonim të binim, do shikoj për një aventurë tjetër

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ndaj Kukësit, ku u shpreh:

bledar devolli

“Në radhë të parë dua t’iu kërkoj ndjesë për ndonjë batutë në tension e sipër. Nuk e kishim në dorën tonë mbijetesën. I jam mirënjohës presidentit, që më dha mundësi të punoj. Deri te rasti që morëm vesh golin e Tiranës, kemi bërë një nga ndeshjet më të mira. Ky është futbolli duhet të pranojmë verdiktin. Megjithatë jeta vazhdon dhe duhet të shikojmë për gjëra të tjera.”

Nënkampion i Shqipërisë në gjysmën e dytë të kampionatit…

Do të shikoj për një aventurë tjetër. Nuk dua ta ul stekën. Dua të marr një ekip në qershor dhe të bëj një ekip timin. Me kismet do presim dhe do shikojmë. Jam i gatshëm t’i dalë për Zot çdo ekipi dhe çdo objektivi.

Unë e kam thënë car kamë ëndërr të drejtoj në Shqipëri. Ishte një garë e bukur midis Luftëtarit dhe Tiranës. Me vjen mirë që shpëtoj Tirana apo edhe Luftëtari. E kam thënë në çdo intervistë që këta djem nuk e meritonin të binin. Jeta vazhdon, shumë lojtarë të Kastriotit do jenë në treg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"