“Jam i bindur që e kapim katërshen”, Ahmataj para duelit me Kukësin: Tirana e ka në genetikën e saj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 15:00

“Jam i bindur që e kapim katërshen”, Ahmataj para duelit me Kukësin: Tirana e ka në genetikën e saj që…

Tirana do të përballet me Kukësin ditën e nesërme në transfertë, në orën 13:30, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj, u shpreh se skuadra kërkon të rikthehet te fitorja, pas disfatës me Skënderbeun javën që lamë pas dhe se është i bindur që ekipi i tij e arrin zonën e “Final 4”.

ahmataj

“Duke parë dhe formulën e kampionatit, të gjitha skuadrave po i shfaqen hoshilacionet. Te Tirana duken pak më të larta këto, por nuk vijnë vetëm nga kampionati. Kishim tre ndeshje jashtë fushe dhe të tre morëm rezultat pozitiv, nuk morëm asnjë humbje. Vetëm në shtëpi, që duhet të ishim më të përqendruar, më të kujdesshëm, aty pësuam disa aksidente në fillimin e ndeshjes, që ndikuan në vazhdimin e saj. Pra kjo është një periudhë që duhet akoma dhe më tepër përqendrim për t’u përmirësuar dhe për të arritur maksimumin tonë të skuadrës, që është më e rëndësishmja në futboll, për të arritur te një skuadër fituese.

Duhet më shumë përqendrim, më shumë sakrificë, sepse fanella që ne përfaqësojmë dhe unë e të gjithë futbollistët është një fanellë shumë e rëndë e futbollit shqiptar dhe një fanellë që ka fituar shumë tituj. Kemi folur dhe më përpara për vrullin që ka Tirana në genetikën e saj. Ne nuk mund të jemi jashtë kësaj genetike që ka klubi.

Kukësi? Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse dhe kundërshtari është në një pozicion të vështirë dhe ka bërë lojëra të mira. ne duhet të jemi të përqendruar për të dalë fitues.

Stoli? Kjo ka ardhur për shkak se merkato ka qenë e bllokuar dhe se skuadra ka qenë e mbingarkuar në periudhën e parë të kampionatit. Kishim rikthimin e Patrik në janar, rikthimin e Nikqit nga huazimi. Nuk është aq e brishtë sa duket. Kemi lojtarë nga akademia, që disa po luajnë dhe po japin shumë mirë. janë futbollistë të shëndetshëm dhe do të ndihmojë klubin në vazhdim.

Jam shumë i bindur dhe ju e mendoni që skuadra e kap katërshen. Sepse Tirana në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar 15 a më shumë gola dhe kjo është gjëja më e vështirë në futboll, për të shkuar te goli. Për aspektin mbrojtës na duhet përqendrim, sakrificë që kur të jemi në finale të jemi të kompletuar në të gjitha aspektet”, u shpreh Ahmataj për mediat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"