Iuliano: Pres edhe më tepër se kaq, nuk i ndaloj lojtarët të shijojnë jetën e natës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 19:32

Iuliano: Pres edhe më tepër se kaq, nuk i ndaloj lojtarët të shijojnë jetën e natës

Partizani arriti të triumfonte ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” duke bindur si me lojë ashtu edhe me rezultat.

Iulaino

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” trajneri Mark Iuliano u shpreh i kënaqur për fitoren dhe tregoi se pret akoma më shumë nga skuadra dhe ky nuk është maksimumi.

Për fitoren e sotme

“Ishte një provë e mirë për të gjithë ne. Presim edhe më tepër se kaq, sepse ky nuk është maksimumi. Ishte Partizani im edhe kur humbiste është Partizani im dhe ky tani.  Nuk kam pasur dyshime mbi cilësinë e punës tonë. Edhe në momentin kur nuk po shpreheshim mirë, djemtë më kërkuan të vazhdonim këtë rrugë.

Për dëmtimin e Sukajt

“Sukajn do ta vlerësojmë edhe pak për të mësuar diçka më të qartë rreth dëmtimit . Shpresojmë të mos jetë dëmtim i gjatë. Sot luajti edhe Basrak, i cili bëri paraqitje të mira dhe krijoi raste. Dua të them për Bardhin, nëse nuk i rritet mendja, mund të ketë shansin e tij.”

Jeta e natës në Tiranë me Sukajn dhe Trashin

“Lojtarët kanë mënyrën e tyre për t’u dëfryer apo për të pirë diçka, në momentin që nuk janë pjesë e stërvitje apo janë jashtë orarit të punës. Për sa i përket jetës së natës, Sukajn dhe Trashin i gjeta në lokal, nuk piva asgjë, thjeshti i përshëndeta. Tirana është një qytet i bukur dhe kjo më shtyn për të kërkuar gjëra më të mira. Kemi punë të mëdha dhe për atë jemi këtu, puna nuk më tremb.”

Loja ndaj Luftëtarit

“Skuadra ishte më e shkurtër dhe diferenca nuk ishin të mëdha mes mbrojtës dhe sulmit. Luftëtari nuk na vuri në vështirësi, por kjo është e gjitha merita e Partizanit.”

Prezenca e 9 lojtarëve nga sezoni i kaluar në formacionin titullar

“Është thjesht një rastësi, unë mundohem të fus në formacion lojtarët më të mirë, lojtarët më në formë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"